Edhe këtë vit profesori Artan Fuga ka të njëjtën këshillë për mësuesit: ata nuk duhet të pranojnë asgjë më shumë se lule, kartolinë apo një punim dore nga nxënësit e tyre.
Akademiku i njohur Fuga shprehet se rrjepja e prindërve dhe mësueseve është e patolerueshme dhe Ministria e Arsimit nuk duhet të mbyllë sytë para kësaj.
Duke numëruar dhuratat simbolike që i shkojnë për shtat kësaj dite, Fuga rendit shumë të tjera, që sipas tij “Bëjnë korrupsion, abuzojnë me detyrën, plaçkisin familjet, krijojnë pabarazi mes nxënësve, dhe veç kësaj tregohen hajdutë, të poshtër dhe bëjnë maskarallëk”.
Postimi i Artan Fugës:
7 marsi, dita e mesuesve te perkushtuar, jo dite takse ndaj nxenesve dhe familjeve te tyre
Neser eshte 7 marsi. E kam merak ta perseris cdo vit. Te gjitha ato mesuese apo mesues qe pranojne nga nxenesit me shume se nje duartrokitje, nje tufe lule, nje kartoline, hajde nje liber, a nje punedore te vogel bere ne shtepi, pra simbole te kesaj natyre, por pranojne edhe sutiena, mbathje, byzylyqe, zarfe me leke, deodorante, servise pjatash, vathe, ore, kepuce, kompjutera, telefona celulare, etj, bejne korrupsion, abuzojne me detyren, plackisin familjet, krijojne pabarazi mes nxenesve, dhe vec kesaj tregohen hajdute, te poshter dhe bejne maskarallik. Nderkohe prej dy shekujsh ministria e perndershme e arsimit fle dhe mbyll syte ndaj kesaj dukurie te turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje te nxenesve dhe te familjeve te tyre.
Diskutime rreth kësaj post