Në mesin e festës së Argjentinës për Botërorin e fituar gjendej edhe një i ftuar jo i këndshëm. Bëhet fjalë për Nusretin e famshëm që kërkoi ta përdorte këtë moment për të fituar më shumë reklamë.
Ai arriti të zbriste në fushën e blertë pas njohjeve me disa lojtarë të Argjentinës. Por Lionel Mesi nuk dukej shumë i lumtur me praninë e Nusretit.
Shikimi i tij tregon të gjithë përjetimin pasi kërkonte ta largonte nga vetja. Më pas Nusreti arriti që ta bindte për të bërë një foto. Shumë komentues dhe tifozë të Argjentinës kanë dalë kundër pranisë së Nusretit në këtë festë.
Video:
Even Messi knows salt bae is a hack pic.twitter.com/c457o1GnHt
— Z Bo (@zekedabolina) December 18, 2022
Diskutime rreth kësaj post