Këngëtarja e njohur e muzikës folklorike, Silva Gunbardhi e ftuar në ‘E diell’ ka dhënë detaje nga jeta personale. Teksa Kurti e ka pyetur se çfarë marrëdhënie gëzon me vjehrrën e saj, Silva ka treguar se shkon shumë mirë më të.
Më tej Gunbardhi ka treguar se dhurata që i ka bërë vjehrrës të cilën e ka pëlqyer më shumë ka qenë një krevat dopio. Kjo përgjigje është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit në studio.
Më tej ajo ka rrëfyer dhe porositë e para që bashkëshorti i saj, Dafi i dha para se të vizitonin familjen e tij në dimër.
“Mos më bërtit para njerëzve dhe mos më puth”, ka qenë porosia e këngëtarit për partneren e tij.
Me tej ajo ka ngritur në këmbë publikun e ‘E diell’ duke performuar një kolazh veriu.
Diskutime rreth kësaj post