Ngrohja e motit në këto ditët e fundit duket se nuk do të zgjas gjatë, dhe për fundjavën bëni mirë që të mos keni plane.
Nga dita e nesërme në mbrëmje temperaturat do të pësojnë një ulje me 2-3 gradë, për të shkuar më pas nën zsero në fundjavë.
“Shqipëria SOT mbetet me vranësira e shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të saj por shira më të dendur do të bien në Veriperëndim dhe ekstremin Jugor. Reshje dëbore do të ketë në zonat e thella malore në Veri – Verilindje.
Parashikohet që sonte natën, shirat të intensifikohen në gjithë territorin duke vijuar me intensitet kryesisht mesatar deri mbrëmjen e së enjtes kur reshjet pakësohen. Edhe e premtja vijon me shira të dobët e të përkohshëm në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa reshje të pakta dëbore do ketë në zonat malore.
Temperaturat mbeten të larta SOT dhe deri pasditen e së enjtes kur pritet rënie me 2 – 3°C, rënie që vijon e thellë ditën e premte dhe në vijim duke sjellë sërisht vlera disa gradë nën ZERO gjatë mëngjeseve në zonat malore”, thuhet në njoftimin e ‘’Meteoalb”.
Diskutime rreth kësaj post