Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka komentuar thirrjet e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim drejtuar qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ka kërkuar të mos e dorëzojnë votën e 25 prillit tek njerëzit problematikë.
Ai shtoi se thirrjet që vijnë nga një aleat i Shqipërisë, siç është SHBA duhet të respektohen nga qytetarët.
“Ata kanë të drejtën që të na kërkojnë që në procese të tilla, të sillemi si vend i NATO dhe si një vend që kërkon të anëtarësohet në BE. Ajo që kuptova nga mesazhi i ambasadores Yuri Kim ishte një mbështetje ndaj kryetarit të KQZ, në reagim të detyrës së tij lidhur me procesin normal zgjedhor. Ka pasur raste të tilla, mund të ketë. Me këtë sistem zgjedhim forcën politike dhe kandidatin si përfaqësuesin tonë në parlament”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post