Infektologu Arben Vishaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos i hedhin maskat në rrugë. Ai pohon se përhapja e virusit ndodhë shumë lehtë për shkak se virusi mund të qëndroj dy deri në tre ditë në produktet e përdorura që janë hedhur në rrugë.
Pamje të tilla të maskave dhe dorëzave të përdorura nga pacientët shihen vazhdimisht në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës por jo vetëm aty, pamje të tilla shihen kudo nëpër rrugë dhe kjo paraqet rrezik të madh për shpërndarjen e COVID-19.
“Në qoftë se një pacient paraprakisht ka mbajtur maskën dhe ka qenë i infektuar, mundësia që të përhapë virusin është shumë e madhe. Virusi mund të qëndroj deri në dy ditë ose edhe tri ditë kështu që apeloj që maskat që përdoren të hidhen në koshin e mbeturinave dhe assesi në tokë”, – deklaroi për RTV Dukagjinin, Arben Vishaj.
Infektologu i njohur po ashtu thotë se virusi përhapet shumë shpejtë edhe përmes pështymës në rrugë.
Diskutime rreth kësaj post