Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka drejtuar një thirrje opozitës që të tregojë se përse është cilësisht ndryshe nga Rilindja.
“Vështroni nga e ardhmja, lëreni mënjanë dhe partitë për një moment dhe projektoni Shqipërinë në shinat e zhvillimit të së ardhmes. Boll me të shkuarën!”, shkruan Manjani në facebook.
Postimi i Manjanit:
Zotërinj e zonja zyrtarisht opozitarë!
Është momenti të tregoni se përse jeni cilësisht ndryshe nga Rilindja.
Duhet ta tregoni tani, sa më shpejt cili është plani, kush janë ligjet e reja që do rivendosin demokracionë pluraliste në shinat e një shteti ligjor dhe me ekonomi tregu të lirë.
Duhet të tregoni sa shpejt bëhet! Nuk pret më dekiku, ndaj nuk ka kohë për dekada!!!
Se kush është Rama e shpura e tij nuk ka mbetur peshk që se di! Ska nevojë të harxhohet kohë e çmuar duke i dhënë legjitimitet Atij, qoftë edhe duke e sharë. Akoma se keni kuptuar se Ai këtë do, pra vemendjen dhe kohën tuaj të çmuar?!
Vështroni nga e ardhmja, lëreni mënjanë dhe partitë për një moment dhe projektoni Shqipërinë në shinat e zhvillimit të së ardhmes. Boll me të shkuarën!
Kur them e ardhmja, kam parasysh dekikun jo dekadën…
Njatjeta..!
Diskutime rreth kësaj post