Është një rrezik kërcënues për jetën, që mund të shkaktojë zjarr brenda në veturë. Tani, zjarrfikësit janë duke i paralajmëruar shoferët për pasojat e lënies së shishes me ujë në veturë gjatë muajve të nxehtë të verës.
Të gjithë e dini se sa nxehtë bëhet brenda veturës në verë. Në fakt, një studim i Universitetit të Stanfordit gjeti se gjatë ditëve të nxehta të verës, kur moti është 22-35 gradë C, temperatura brenda një veture të parkuar mund të arrijë nga 44 deri në 55 gradë C brenda një ore
Kështu, ta lini një shishe të plastikës me ujë brenda në veturë gjatë një dite të nxehtë vere, mund të shkaktojë pasoja të tmerrshme.
Zjarrfikësit nga Departamenti i Zjarrit në Oklahoma, SHBA, bënë një test dhe gjetën se drita e diellit e zmadhuar në një shishe të ujit, arriti në 120 gradë C.
Shishet e ujit veprojnë si një qelq zmadhues dhe mund të intensifikojë dritën e diellit mjaftueshëm sa për të shkaktuar djegie brenda në veturë.
Zjarrfikësit e kanë një paralajmërim; mos i lini shishet e ujit në veturë, ose sigurohuni që mos t’i kapë drita e diellit.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/shneta/mos-gaboni-te-lini-shishen-me-uje-ne-veture-gjate-veres-mund-t-ju-coje-ne-vde-554081/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Diskutime rreth kësaj post