Analisti Frrok Çupi debatoi ashpër mbrëmjen e djeshme me gazetarin Bledian Koka lidhur me votat e PSD-së në qarqe të caktuara.
Koka: Pse nuk i ka në qytete të tjera PSD-ja votat, por i ka vetëm në Tiranë? I ka vetëm aty ku e dinte se do t’i merrte.
Çupi: Në Korçë ka më shumë vota.
Koka: Ti je një njeri që mes politikanit dhe gazetarit, shan gazetarin, puna jote ka mbaruar. Ti sot shan Ramën dhe nesër thua se është super njeri. As ti vetë nuk i beson deklaratat e tua, nuk shet më ajo që thua ti, nuk vlen më. Ti mbron të pambrojtshmen.
Çupi: Ti ke të drejtën e shpifjes.
Koka: Mos fol më se je i pabesueshëm.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post