Gjetja e një sendi të rënë apo të harruar nga dikush tjetër në rrugë apo vende të tjera mund të duket emocionuese. Qasja është që sendi të merret dhe të kërkohet për pronarin e saj e nëse ai nuk gjendet, sendi përdoret nga ai që e ka gjetur.
Mirëpo, nuk funksionon kështu, të paktën sa i përket USB-ve apo sendeve të tjera të ngjashme, shkruan Albeu.com.
Kjo, pasi hakera të ndryshëm kanë filluar të përdorin taktika të tilla për të vjedhur të dhënat e mijëra personave që “rastësisht” gjejnë një USB në rrugë dhe nga kurioziteti e fusin atë në kompjuter për të parë se çfarë ka brenda.
Në fakt, ajo që gjendet brenda është një softëare që merr të gjitha të dhënat e tua dhe përmes internetit i transferon tek hakerat.
Kështu, misioni i kësaj USB-je të “humbur” u përmbush!
Kështu qe, mos e merrni një USB që nuk e dini se kujt i përket dhe ta provoni tek kompjuteri juaj. /albeu
Diskutime rreth kësaj post