Eklipset janë një evrniment spektakolar për t’u parë dhe falti se ndodhin një herë në shumë vite nul duhen humbur.
Fundjavën e fundit të këtij muaji, mes të premtes dhe të shtunës së 27 dhe 28 korrikut të gjithë të apasionuarit pas ngjarjeve qiellore do të kenë mundësi të shohin eklipsin më të madh të Hënës të shekullit të XXI.
Eklipsi hënor do të shihet në pjesën më të madhe të Europës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe një pjesë të Amerikës Jugore.
Amerika Veriore dhe ajo Qendrore nuk do të mund ta shohin këtë eklips, megjithatë astronomët janë përgatitur për ta shijuar këtë moment dhe pritet që ta transmetojnë LIVE në internet.
Kjo ngjarje e rrallë qiellore është rezultat i disa ngjarjeve astronomike, që do ta zgjasin fenomenin. Gjatë eklipsit, Hëna do të kalojë përmes hijes më të errët të Tokës, e njohur si Umbra, duke shkaktuar një shkëlqim të kuq, e cila i jep emrin “Hëna e përgjakur”.
Nuk ka nevojë për të pasur një pajisje specifike për të parë eklipsin më mbresëlënës të shekullit. Na duhet vetëm të shpresojmë që qielli të jetë i kthjellët.
Eklipsi total fillon në orën 19.30 dhe do të përfundojë në 21.13. Kulmi i eklipsit do të jetë në orën 20:22.
Ky do të jetë eklipsi i dytë hënor për 2018-ën. I pari ndodhi më 31 Janar dhe zgjati në total 3 orë dhe 23 minuta. Megjithatë koha që eklipsi ishte i plotë, ishte 1 orë e 16 minuta.
Por eklipsi i ri hënor pritet të zgjasë 1 orë e 43 minuta dhe gjithsej 4 orë, duke u bërë kështu eklipsi më i gjatë për këtë shekull.
Diskutime rreth kësaj post