Për shumë njerëz kafeja është një zakon në mëngjes. Një studim i botuar në “British Journal of Nutrition” tregoi se konsumi i kafesë sapo zgjoheni me stomakun bosh është një zakon i keq.
Studimi zbuloi se 50 përqind e njerëzve që pinin kafe kur zgjoheshin në mëngjes, mund të bllokonin metabolizmin e tyre. Nivelet e sheqerit në gjak të atyre që pinin kafe para mëngjesit ishin shumë më të larta.
Konsumi i vaktit para kafesë duket se ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak, pavarësisht nga cilësia e gjumit të natës.
Diskutime rreth kësaj post