Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë është shoqëruar me debate ditën e sotme. Mos paraqitja në dëgjesë e ministres së Arsimit, Evis Kushi për shkak të agjendës së saj të ngarkuar, ka sjellë revoltimin e kryetares së komisionit, Albana Vokshi.
Deputetja e PD-së tha së Kushi duhet të ishte e pranishme në Komision dhe t’iu përgjigjej pyetjeve të tyre. Ndërsa deputeti socialist Ilirjan Pendavinji tha se ministrja është zëvendësuar nga zëvendësi, por kjo u cilësua si e papranueshme nga deputetët e PD.
Debati:
Albana Vokshi: Rastet e Helmimit në Krujë duhet diskutuar këtu. Edhe ministri i Mbrojtjes duhet të ishte këtu. Edhe kryetari i Krujës këtu. Si të themi që nuk thërrasim dot kryebashkiakun e Krujës?
Ilirjan Pendavinji: Pse po bën zhurmuesin, më le të flas. S’po të ndërhyj, të themi gjërat që janë të vërteta. Ti thuash zv. Ministrit që s’je kompetent dhe i aftë për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe t’i thoni del jashtë, kjo nuk duhet të funksionojë. E mira është të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ta thërrasim ministren në një herë tjetër. Këtë seancë ta kalojmë.
Albana Vokshi: Kemi qenë unë, ti dhe Klodi për të kërkuar që për të mos i marrë kohën ministreve, kërkuam ta bënim së bashku me komisionin e arsimit dëgjesën me dy ministret. Kam marrë zotin Gjekmarkaj në telefon dhe më ka thënë që mazhoranca nuk dëshironte të bënte këtë dëgjesë. Kështu që ne vendosëm që të bënim dëgjesën te ne, është kërkuar me dy ministret, ato të arsimit dhe shëndetësisë. Për aq kohë sa ministrja nuk paraqitet, unë në përgjegjësinë si kryetare e komisionit, e kam zhvendosur të njëjtën dëgjesë të mërkurën. Nëse ministrja vjen sot, atëherë dakord, nëse nuk bëhet dot, të vijë ministrja e Arsimit bashkë me stafin duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve.
Diskutime rreth kësaj post