Ndodh shpesh që të shohin nëpër filma që persona të varfër trashëgojnë pasuri dhe u ndryshon jeta.Po kësaj radhe një rast i tillë ka ndodhur në jetën reale.Jordan Adlard Rogers, që mezi siguronte bukën e gojës, zbuloi një ditë se ishte djali i fshehtë i një aristokrati në zonën e tij dhe trashëgoi çdo gjë që ai kishte.
Rogers ka treguar se gjithmonë kishte besuar se Charles ishte babai i tij, por sa ishte gjallë ai nuk pranoi asnjëherë që të kryente testin e ADN-së.
Adlard tregon:
Ai u ofrua të bënte një test ADN-je kur unë isha i vogël, por nuk u bë derisa unë mbusha 18-vjeç, trokita në derën e tij dhe e pyeta nëse mund ta bëja testin dhe ai më tha të bëja nëpërmjet avokatëve.
Testi u bë përfundimisht vetëm disa ditë përpara se aristokrati të ndërronte jetë.Për fatin e mirë të Adlard-it, testi doli pozitiv dhe, duke qenë se nëna dhe vëllai i tij nuk jetojnë më, ai u bë trashëgimtar i pronës së babait të tij që ka një vlerë prej 50 milion paundësh.
Diskutime rreth kësaj post