Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi pak ditë më parë u emëruar nga kryeministri Rama ministër i Mbrojtjes duke zënë kështu vendin e Olta Xhaçkës, e cila u emërua ministre e Jashtme pas dorëheqjes së Gent Cakajt.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Peleshi ka reaguar për herë të parë pas marrjes së postit të rëndësishëm ministror. Ai ka uruar gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2021.
“Sot filloi një vit i ri dhe një dekadë e re. Le të shohim përpara me shpresë dhe gëzim. Gëzuar 2021”, shkruan Peleshi në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post