Rudina Hajdari nuk ka pranuar të firmosë dokumentin e nënshkruar mes palëve për Reformën Zgjedhore. Në një reagim në Facebook, Hajdari shkruan se parimisht është dakord për përmbajtjen e dokumentit në fjalë, por kërkon pak më shumë kohë për t’u njohur me të.
“Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar. Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa i përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, siç dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore”.
Diskutime rreth kësaj post