Një person i armatosur ka mbajtur peng disa persona në një supermarket në Trebes në Francë. Sipas mediave franceze, një burrë kishte qëlluar me armë disa policë që vraponin, duke plagosur njërin prej tyre.
Mësohet se autori ka qëlluar për vdekje 2 prej pengjeve gjatë tentativës për t’i liruar. Sipas mediave të huaja, në total janë 10 persona që po mbahen peng.
Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes. Një prokuror theksoi se personi i armatosur pretendon se i përket Shtetit Islamik ISIS. Ndërkohë, kryeministri Edouard Philippe tha se situata ishte serioz.
Pas dy orëve përpjekje, pengjet janë arritur të lirohen.
Ndërkohë që mësohet se forcat franceze të antiterrorit kanë qëlluar mbi të dyshuarin
Burime nga BBC raportojnë se pas shkëmbimit të zjarrit, pengëmarrësi terrorist i cili thuhet se ka vrarë të paktën dy persona, është vrarë.
Diskutime rreth kësaj post