Ka përfunduar procesi i rihapjes së kutive me fletët e votimit në 114 qendra votimi në qarkun e Beratit. Nga ky proces nuk ka pasur ndryshime në shpërndarjen e mandateve në këtë qark, por është ngushtuar diferenca mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste me 58 vota, nga 77 që ishte kur KZAZ-të kishin shpallur rezultatin.
Por partia e Monika Kryemadhit ka bërë një lëvizje surprizë sot pasi ka dërguar në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS e cila rrëzoi kërkesën ankimore të PD-LSI për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në Berat.
Megjithëse KAS pranoi kërkesën e LSI për rinumërim të votave në këtë qark.
Diskutime rreth kësaj post