Kënga “Mora fjalë” është bërë një himn i dytë për shqiptarët pasi na shoqëron në çdo ndeshje të rëndësishme të Kombëtares Shqiptare.
Këngëtarja Shkurte Fejza ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, për të folur më shumë mbi emocionet e kësaj kënge, por dhe për koncertin e saj që do të mbahet ditën e sotme për të festuar 50 vitet e karrierës së saj.
Për këngën “Mora Fjalë” ajo u shpreh se ka sërish emocione kur e këndon.
Pyetje-Përgjigje:
Pyetje- Si ndihesh kur dëgjon që “Mora fjalë” po këndohet nga të gjithë brezat?
Fejza-Të gjithë brezat e kanë përqafuar këtë këngë që përmban luftën dhe gjithë atë sakrificë. I japin respekt sakrificës sonë prandaj dhe e duan. Edhe pas 20 vitesh prapë kam emocion kur e këndoj. Ato momente kalojnë shumë shpejt, por më kujtohet që sakrifica e familjes Jashari ka ndodhur në mars dhe fëmijët e mi e kanë ditëlindjen në mars. Për shumë kohë nuk u kam festuar dhe ditëlindjen.
Pyetje- Si ka qenë të bashkëpunosh me kompozitorin Naim Gjoshi?
Fejza-Më ka dhënë shumë këngë të bukura. Mos vdeksh kurrë o Naim Gjoshi. Kemi filluar të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në ’92 – ’93, me një këngë ‘Nënat Kosovare’.
Pyetje- Si po të duket kjo atmosfera e futbollit?
Fejza- Nuk po mundem ta ndal entuziazmin. Jemi të angazhuar me lojën nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Është shumë e gëzueshme sepse pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Po shkon mirë e mbarë.
Diskutime rreth kësaj post