Ndonëse “Big Brother VIP” ka muaj që ka mbaruar, duket se trekëndëshi Bora-Donald-Trixa vazhdon të ngjallë reagime, ku ish-banorja, “Big Brother VIP” Monika Lubonja, në një intervistë për “Mirage”, është pyetur lidhur me situatën e Borës dhe Donaldit, ku ka thënë se mes këngëtares dhe Veshajt pati vërtetë një kimi.
“Kemi qenë te lavanteria dhe i kam thënë Fifit në një bisedë se gjërat po bëhen si serial indian. E dija që do ndodhnin ashtu, që te marrëdhënia Donald-Semi. Ndoshta është edhe eksperienca e jetës. Po të shikosh, unë kam qenë me Ilirin duke folur dhe Donaldi me Beatrixën kanë qenë një nga të vetmit çifte për të cilët kemi thënë se ka patur kimi në sytë e tyre. Edhe të Donaldit. Nuk dua të shkoj te paragjykimi, apo gjërat që njerëzit flasin. Ne pamë që të Donaldi kishte tërheqje të padiskutueshme. E dinë ata të tre se çfarë ndodhi, kur si qysh. Ne do bëjmë aludimet tona dhe do shkojmë te paragjykimet tona. Nuk e dimë ku çedoi”, tha ajo.
Më tej, për marrëdhënien Bora-Donald, Monika u shpreh se e gjitha po bëhet për marketing dhe është kthyer në një telenovelë.
“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turke me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mire”, u shpreh Monika.
Diskutime rreth kësaj post