Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ndarë me publikun, një histori e një prej anëtarëve të LRI-së, i cili dëshiron të bëhet veteriner.
“Kur u ula nga ora 3 e mëngjesit me Aurelin dhe Endrin, u habita kur mora vesh që mesatarja e Aurelit ishte 9.6, se në përgjithësi çunat janë içik problematik për të pas mesatar të lartë, dhe i thash për çfarë do studiosh. Më tha për veterinari, do merresh me lopët i thash?! Më pëlqen tha!
Ne kemi nevojë siç mendon Aureli për të ardhmen e tij para 8 vjetëve, dhe ne partitë politike nuk duhet të mendojmë për 8 vjet por për më shumë, për shekuj, për të mbjellur besimin dhe forcën tek ju që ju ta mbillni tek fëmijët tuaj, vetëm kështu ne mund ta mbajmë në këmb vendin tonë”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post