Monika Kryemadhi ka zbuluar zonat e mundshme se ku do kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ajo theksoi se do të garojë në ato zonat, ku socialistë janë më pak të përfaqësuar. E para e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk përjashton faktin që të garojë në Tiranë, Fier, Durrës ose në Elbasan.
Madje, ajo e la të hapur mundësinë që t’i dalë në ballë vetë kryeministrit Edi Rama në qytetin e Durrësit, por kjo mbetet thjesht një kuadër të deklaratave politike të znj. Kryemadhi pasi asgjë nuk është zyrtare nga radhët e LSI-së.
“Listat nuk janë hapur, por i ka mbyllur dhe i ka bunkerizuar Edi Rama. Edi Rama garon për të katërtin ose të pestin. Unë do ta mendoj si në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan. Aty ku janë socialistët më të papërfaqësuar, aty do të jetë Monika Kryemadhi. Ka kohë, pse jo dhe në Durrës. Ka kohë, do jetë surprizë”, tha Kryemadhi në “Ilva Now”.
Diskutime rreth kësaj post