Deputetja Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Now” foli mes të tjerave edhe për rëndësinë e përdorimit të rrjeteve sociale në fushatë. Sipas saj kjo është mundësia më e mirë për t’u afruar me publikun.
“Çfarë shikojnë njerëzit më shumë? Shikojnë më shumë televizor, apo tik tok dhe rrjetet sociale. Unë mendoj se shikojnë më shumë mediat sociale. Njerëzit artikulojnë më shumë lajmin e shkurtër”,-tha Monika Kryemadhi.
Megjithatë Andi Bushati e kundërshoi duke i thënë se edhe atje ka filluar të ndërhyjë qeveria, gjë qe e nxiti deputeten të thoshte se qeveria administron Facebook dhe Instagramin, por nuk ka arritur ende te Tik Tok-u, gjë që nxiti “aludime”, se në dorën e kujt ishte ky rrjet social.
Andi Bushati: Ju thoni mediat sociale, por edhe aty ka hyrë dora e parasë.
Monika Kryemadhi: Kompania që administron Facebook, është nën administrimin e qeverisë. tani ai ka hyrë në Facebook, Youtube dhe në Instagram, ndërsa Tik Tok-un nuk po e kontrollojnë dot. se është i pakontrollueshëm për momentin.
Erla Mëhilli: Mos e ka Luizi thotë Çani Tik Tok-un.
Monika Kryemadhi: Jo edhe Luizit ia morën.
Diskutime rreth kësaj post