Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA. Ajo u shpreh se LSI po përgatit për rikthimin e të rinjve dhe të rejave nga emigrimi.
Kryemadhi tha:
“Super brain mund ta quajmë apo si të doni por ne duhet të bashkohemi të gjithë që të ngrejmë në këmbë Shqipërinë dhe t’i rikthejmë asaj rininë e ikur t’i rikthejmë buzëqeshjen dhe freskinë që po i mungon. Në duhet të heqim taksimin e dyfishtë, për investimet amerikane aq më shumë kur janë shqiptaro-amerikane pra të mos paguhet dy herë taksa dhe në Amerikë dhe në Shqipëri, sepse në fund të fundit Shqipëria nese e vendos taksen zero ajo fiton investimin krijohen vende të reja pune sjell teknologji të përparuar dhe kemi “More America in Albania”. Sa më shumë investime shqiptaro-amerikane të ketë në Shqipëri sa më prezent të jetë investimi amerikan, shtetasit amerikan dhe Amerika do të jetë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë”.
Diskutime rreth kësaj post