Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, akuzoi PD-në për vjedhjen e 4 mandateve në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo foli për bashkëpunim të mirëfilltë të Bashës me PS-në në dëm të LSI.
“A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës. Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. Katër mandate ia vodhi PD-ja LSI-së dhe ia dha PS-së. I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI.”-thotë Kryemadhi gjatë diskutimit në studio.
Diskutimi:
Ylli Rakipi: Po paskeni mbajtur gjarpin më të madh në gji.
Monika Kryemadhi: Po, normale. Kush ia futi Sali Berishës? Këlyshi i vet! Këluyshi u rrit u bë buçe dhe e kafshoi.
Diskutime rreth kësaj post