Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hodhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ajo tha se shkaktari për 51 jetët e humbura në Durrës, Thumanë dhe Tiranë nuk ishte tërmeti, por vetë kryeministri Edi Rama.
“Kemi një ministri e papërgjegjshme që thotë jo nuk ka asnjë lloj problemi, shkollat janë shumë mirë. Po të shkosh në Maminas dhe në Manëz tek shkollat fillore, kopshtet, 9 vjeçaret dhe të gjitha gjimnazet që janë jashtë funksionimit dhe jashtë përdorimit atëherë për çfarë do të ulem unë dhe çfarë do të ndjek unë nga afër. Buxhetin e ka 0, thotë biles do t’ju mbledh unë lekët do mi jepni mua, mos më sillni më batanije dhe ushqime por më sillni lekë se do ti menaxhoj unë. Kush je ti që do ti menaxhosh këto lekë, me çfarë të drejte dhe kanë të drejtë njerëzit që janë skeptik, kanë të drejtë donatorët që janë skeptik. Të vjen Turqia të thotë do ti ndërtoj vetë 500 shtëpi. Bashkimi Europian thotë do ti japim 15 milionë euro, do bëjmë dhe një konferencë donatorësh, doli vetë Presidentja e Komisionit Europian në konferencë shtypi ditën e mërkurë paradite, doli vetë në konferecë shtypi dhe tha do të bëjmë këtë gjë dhe do ti ndjekin vetë të gjitha hap pas hapi. Pra ky njeri që ka humbur besimin, gjithë shoqatat dhe gjithë fondacionet që kanë mbledhur para thonë do ti menaxhojmë vetë paratë dhe do ti shikojmë vetë. Atëherë pse duhet të besojnë njerëzit dhe pse duhet të shkojmë ne të bëhemi palë me një njeri që me një farë mënyre është shkaktari i 51 viktimave, nuk është tërmeti shkaktari, është ai shkaktari i viktimave me mos ndërhyrjen e mos veprimin me dashje.” – u shpreh Kryemadhi e ftuar në emisionin “Kjo Javë”.
Diskutime rreth kësaj post