Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ndryshe nga deputetët e Partisë Demokratike, ka zgjedhur të mos e bojkotojë procesin e votimit të kandidaturës së Presidentit të ri.
Kryemadhi ka qëndruar në sallën e Parlamentit, duke ka hedhur votën e saj për Bajram Begajn.
Kryemadhi vetëm pak para se të fillonte seanca, tha se deputetët e LSI do të votojnë kundër për kandidatin për President të propozuar nga Partia Socialiste.
“Vota e LSI, është votë kundër. Nuk kam rezervë për as një person, por për diktaturën që po instalon Edi Rama”, u shpreh Kryemadhi.
Kujtojmë se deputeti i LSI, Petrit Vasili, ka kundërshtuar më herët procesin e zgjedhjes së njëanshme të Presidentit të ri.
Megjithatë, duket se LSI ka zgjedhur të jetë kundër bojkotit të procesit.
Diskutime rreth kësaj post