A mund të jetë kryeministri i ri që do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e LSI-së? Ish-deputetja e kësaj partie, Kejdi Mehmetaj e ftuar në emisionin ‘Hard Talk’, u shpreh e prerë se LSI po hyn në zgjedhje për të fituar. Sipas Mehmetajt fitore do të thotë edhe si forcë e parë por edhe si forcë përcaktuese.
-Sa ekziston mundësia që Monika Kryemadhi të jetë kryeministre nëse opozita e bashkuar fiton zgjedhjet?
-Unë mendoj që çdo parti politike hyn në garë për të fituar dhe mendoj që LSI do hyjë në garë për të fituar. Nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë dhe kur them për të fituar, them për të dalë forcë e parë. Nëse LSI do kishte një objektiv gjysmë shkalle më poshtë sesa kaq, do ishte gabim. Në këtë sens natyrshëm që ne hyjmë në garë për të fituar, për të dalë të parët, për të pasur ekipet tona në qeverisje e kështu me radhë. Ajo që ndryshon është edhe mënyra se si ne do dalim në lista. Nëse listat do jenë të përbashkëta, do ketë një tjetër qasje sa i takon kush do jetë figura jonë për kryeministër, për mënyrën se si do futemi në zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post