Monika Kryemadhi ishte e ftuara e drejtueses Luana Vjollca, në spektaklin nën autorësinë dhe moderimin e saj, “Zemër Luana”, në Televizionin Klan. Si asnjëherë më parë do të shohim një Monika shumë ndryshe, e cila ka vendosur të jetë plot alegri e të shijojë spektaklin.
Menjëherë pas sfidës së parë, për të fituar më shumë pikë në lojë, të ftuarit u vendosën para dënimit të parë, ku duhet t’i bënin partnerit të tyre të zemrës një premtim dashurie.
E para që mori përsipër të bëjë premtimin ishte Monika, e cila menjëherë i rreshtoi disa premtime si: “Nuk do heq dorë nga zgjedhjet, nuk do largohem nga partia…” Por autorja i rikujtoi se duhej dedikim dashurie dhe Kryemadhi i dërgoi një mesazh mjaft emocionues bashkëshortit, ku i tha se pas fëmijëve, vjen Iliri në zemrën e saj.
Diskutime rreth kësaj post