Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e pyetur nga Ilva Tare nëse është Ministria e Brendshme, në ambiciet e saj personale pas zgjedhjeve parlamentare, kryetarja e LSI nuk e mohoi një gjë të tillë.
“Nuk mendoj se flasim për ambicie personale të Monikës, ambiciet personale të Monikës mund të jenë komplet të ndryshme nga ato që flasim ne sot por nuk ka asnjë gjë të pamundur, të gjitha janë të mundura”, deklaroi znj. Kryemadhi.
Kurse pyetjes tjetër nëse ka ambicie edhe për të qenë kryeministre e vendit, ajo u përgjigj se pas 25 prillit kjo detyrë do të ishte një bela duke iu referuar gjendjes së vështirë ekonomike ku po e lë vendin qeveria socialiste.
Diskutime rreth kësaj post