Monika Kryemadhi ka kërkuar nga protestuesit e opozitës që të bashkohen dhe të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama. Kryetarja e LSI-së shprehet se kabineti qeveritar ka grabitur shqiptarët dhe se duhet të largohet.
Kryemadhi nënvizon se pasi opozita të marrë pushtetin do të ndërtojë vendin dhe s’do të ketë më varfëri.
“Nuk ka ndonjë kullë të shkruajtur se është ndërtuar me paratë e drogës.
Rilindja na ka vendosur fatura të tmerrshmë që shqiptarët nuk kanë mundësi t’i paguajnë.
Politika më e madhe sot është që shqiptarëve t’u sigurohet buka e fëmijëve. Vetëm tek ne ndodh që një litër qumësht të kushtojë më pak se një litër ujë”, tha Kryemadhi. (TemA)
Diskutime rreth kësaj post