Deputeti Myslim Murrizi tha në studion e lajmeve në Ora Neës, se prishja e Teatrit në 17 maj është një simbolikë që tregon se kanë qenë të marrë vesh për prishjen e Teatrit, duke kujtuar marrëveshjen e tre viteve më parë mes Ramës dhe Bashës.
Myslim Murrizi: Edhe simbolika e prishjes në 17 maj është simbolikë që kanë qenë të marrë vesh si grup për ta prishur Teatrin. Është mesazh që jemi bashkë që prej nga 17 maji i 2017.
Mund të prishej në 18, në 16, në 21. Marrëveshja e 17 majit dhe prishja e Teatrit në datë 17 maj vetëm qorrat nuk duan ta kuptojnë. Monika e tha, kush e pati dezhurnin e shkreta, se kjo nuk kishte qenë në turn roje.
Diskutime rreth kësaj post