Kuvendi sot do të zhvillojë një seancë maratonë ku do të diskutohet projekt-buxheti i vitit 2024. Por pa nisur seanca kanë filluar tensionet mes deputetëve të opozitës dhe Gardës, e cila nuk i lejoi të hynin në Kuvend pa i kontrolluar.
Berisha: Edi Rama më ndjek në Facebook, mos u struk! Nuk të shpëtojnë dot
Ndërsa në ambientet e jashtme ndodhej ish-kryeministri Sali Berisha i cili po fliste për mediet.
Ndërsa ai ishte duke folur, prapa shpinës së tij u shfaq makina e Kryeministrit që i drejtohej Kuvendit.
Në atë moment, Berisha e ndali bashkëbisedimin me mediat dhe e quajti kryeministrin Rama frikacak.
Berisha: Kush është ky që kalon tani? Me thoni pak…
Gazetarja: Rama!
Berisha: Rama? Çfarë frikacaku, vjen një orë para. Ka frikë se…siç erdhi do largohet.
Berisha tha se aksioni i opozitës sot në Parlament do jetë i fuqishëm dhe paralajmëroi gazetarët se do jenë dëshmitarë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në Parlament.
Berisha: Ai siç e ka filluar në këtë mënyrë me 10 makina mbrapa, do përfundoje me një autokolonë me 20 makina…njëlloj si Kim Jon Un, por është i pashpresë. Ju ishit vetë dëshmitarë se si erdhi.
Diskutime rreth kësaj post