Videoja e postuar më poshtë shfaq momentin kur kalimtarët e rastit vrapojnë nëpër rrugë të kapluar nga frika, teksaa policia qëllon sulmuesin e armatosur me thikë që kishte vrarë një polic pranë portës së Parlamentit britanik.
Në video mund të dëgjohen tri të shtëna, kurse sipas dëshmitarëve, policia kishte qëlluar sulmuesin që kishte vrarë me thikë policin.
Ndërkaq, policia e Londrës ka konfirmuar se deri më tani kanë vdekur katër persona, në mesin e të cilëve dyshohet të jetë njëri prej sulmuesve, edhe pse ende nuk dihet qartë numri i tyre.
Diskutime rreth kësaj post