Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis para disa ditësh deklaroi në parlament se Greqia do zgjerohet 12 milje në detin Jon. Kjo deklaratë shkaktoi shqetësim dhe zemëratë ndër shqiptarë ndërsa u përkrah nga ministria e Jashtme dhe nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama.
Pjesë nga fjala e tij:
“Njoftoj sot në këtë fjalim kombëtar se me hartimin e një projektligji, Greqia do të zgjerojë territorin e ujërave të saj në perëndim nga 6 në 12 milje. Greqia po rritet… të tjerët e kanë thënë këtë, por ne jemi ata që po e zbatojmë këtë praktikë. Ne po rritemi në këtë mënyrë në zonën detare, konkretisht atë të ishujve në detit Jon dhe të ishujve të tij deri ne kepin Tenaro të Peloponezit, duke ushtruar të drejtën tonë të padiskutueshme në përputhje me nenin 3 të Konventës për Ligjin e Detit. Ministri i jashtëm ka informuar tashmë homologët e tij italianë dhe shqiptarë.”
Ndërsa ai ka thënë këto fjalë parlamentarët në sallë janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur të gjithë njëherësh.
Ky fjalim në parlament nga Mitsotakis u pasua me një status miratues në facebook nga ministri i jashtëm Gent Cakaj dhe po ashtu nga Kryeministri Rama, qëndrime këto që shkaktuan zemëratë dhe reagime të shumta në vend.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post