Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Vorës, në autostradën Tiranë-Durrës ku një makinë ka përplasur një këmbësorë teksa kalonte rugën.
Në videon ekskluzive të ardhur në redaksinë e Albeu.com, shihet edhe momenti pak para aksidentit. Mësohet se mjeti tip “Mazda” i përket gazetares Mira Kazhani e cila duket edhe në videon e mësipërme. Kazhani shihet teksa del nga makina me duar në kokë e tronditur nga aksidenti.
Ndërkohë burri i aksidentuar është derguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Në zonën e Vorës nuk është aksidenti i parë që shkaktohet në këtë mënyrë. Edhe pse ka disa mbikalime qytetarët nuk i respektojnë por kalojnë mbi trarët ndarës të korsive.
Edhe në videon e siguruar nga Albeu.com shihet se aksidenti ka ndodhur fare pranë një mbikalimi.
Për më tepër ju ftojmë të shikoni videon e mësipërme./albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post