I dekoruar dhe vlerësuar maksimalisht nga shteti shqiptar për angazhimin e tij në forcat komando, emri i Meviol Bilos u kthye në kryetitull të mediave, pasi mbi të rëndon autorësia e vrasjes së të shtunës në zonën e ish-Bllokut.
Sipas mediave që citojnë burime të ndryshme, komandoja ka qenë truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha.
Opinion.al, sjell një video të 41-vjeçarit regjistruar dy vjet më parë për emisionin “Zoom in”. Është kjo një intervistë e Meviol Bilo dhënë në kuadër të një reportazhi për forcat komando. Ndër të tjera, ai tregon aty edhe tiparet e një qitësi të mirë: preçizion dhe shpejtësi. Duket se të dyja këto aftësi, Bilo i ka shfaqyr edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.
Meviol Bilo është vleresuar veçanërisht me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja per nje mision sekret ne vitin 1998 ne zonen mes Malit te Zi dhe Kosoves per marrjen e CD-ve te avionit vezhgues te rene ne kete zone malore. Ai ështe njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjese ne misione paqeruajtese ne Republiken e Chadit ne Afrike, Irak e Afganistan. I stervitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e ne vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike ne zona te nxehta te luftineve ne Afganistan.. Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo eshte specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qene pjestar i kompanise se pare antiterrorr ne Forcat e Armatosura. / Opinion.al
Video:
Diskutime rreth kësaj post