Mbrëmjen e sotme Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë. Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe dyshja ka ndarë foton e parë me vogëlushin e tyre në krahë, duke mos fshehur emocionet e një momenti të tillë.
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri. Zemrat tona po shpërthejnë”, – ka shkruar Jakub dhe Afërdita teksa në foto shfaqen duke puthur të birin.
Deri më tani çifti nuk e ka zbuluar ende emrin e të voglit apo detaje të tjera, por me siguri nuk na ndajnë shumë orë nga këto të reja. Revista Who i shpreh urimet e sinqerta për këtë moment special, Afërditës dhe Jakub.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post