E reja 21-vjeçare, Ariela Murati, e cila u vra me 5 plumba gjatë ditës së sotme, duket se nuk ka qenë e vetme në momentin që djali 23-vjeçar zbrazi armën ndaj saj.
Ajo ishte e shoqëruar nga dy vajza të tjera, të cilat, siç duket, e kanë lënë të renë të flasë e të sqarohet me Aldosenin dhe janë vendosur disa metra larg tyre, njofton JOQ.
Pasi dy të rinjtë janë shembur në tokë, shoqet janë afruar dhe të tmerruara kanë nisur të ulërasin, ndërsa gjithë skena është filmuar nga qytetarët e rastësishëm.
Ato kërkojnë që të telefonohet ambulanca, ndërsa edhe të pranishmit në vendngjarje shfaqen të hutuar.
Aldosen Beluli prej 3 orësh e gjysmë ndodhet në sallën e operacionit dhe mjekët po luftojnë për ta mbajtur atë në jetë, pas plumbit që ka marrë në kokë.
Diskutime rreth kësaj post