Një moment prekës ka prekur ditën e sotme të gjithë konkurrentët në “Për’puthen” teksa Irisi ka treguar se për shkak të një zënke me të ëmën nuk flet me të prej një kohe të gjatë.
Teksa ka treguar këtë ngjarje, Irisi është përlotur në studio, ku i ka shprehur dashurinë nënës së saj duke i thënë se i mungon shumë dhe se nuk ka moment që nuk mendon për të.
“Këto kohët e fundit nuk kam pasur komunikim të mirë me mamin dhe jemi zënë shumë keq. Më ka marrë shumë malli për mamin por të dyja kemi inatin e njëra-tjetrës dhe është e është e vështirë shumë. Dua ti them që e dua shumë dhe e mendoj çdo ditë dhe nuk ka ditë që nuk më mungon. Nuk e dëgjoj ndonjëherë prandaj kam qenë edhe shumë e ngarkuar emocionalisht por nuk më pëlqen të flas për këtë pjesë e dua të jem e fortë nuk duhet të na ndalojnë sfidat. Ditën që doli pjesa e shuplakës janë përpjekur të gjithë të më mbështesin dhe më ka thënë a do të vij në Tiranë që tani, më thuaj dhe do të jem afër teje. Unë jetoj në Tiranë dhe familja në Elbasan, nuk ka orë që nuk i mendoj.
Një gjë tjetër që më vjen keq është se po përfytyroj mamin që do të nxjerrë lot tani dhe lotët e saj peshojnë sa e gjithë bota dhe jam shumë krenare për mamin tim”, tha Irisi.
Diskutime rreth kësaj post