Ky është momenti shokues ku policët qëllojnë aksidentalisht për vdekje një teknik të xhirimit që ishte pjesë e ekipit që po filmonin konfrontimin mes tyre dhe grabitësit.
Bryce Dion, 38-vjeç, edhe pse kishte veshur jelek antiplumb gjatë xhirimeve, u qëllua aksidentalisht për vdekje në sqetull.
I dyshuari Cortez Washington i cili qëlloi me pistoletë në ajër, u vra gjithashtu nga oficerët.
Në video fillimisht shfaqen policët brenda makinë ku marrin një thirrje për të shtëna armësh në një restorant.
Më pas ato futen në restorant dhe përplasen me armë zjarri me grabitësin.
Nga të shtënat e policisë u qëllua aksidentalisht personi që po regjistronte skenën dhe që po qëndronte para derës nga ku iku sulmuesi.
Më pas policia e qëlloi edhe atë duke e lënë të vdekur.
Diskutime rreth kësaj post