E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në ish Bllok, sherr në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata është larguar dje nga Shqipëria.
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në ‘Kjo javë’ se dje Gjata ka ikur nga Rinasi drejt një vendi të BE. Ndërkohë ajo tha se nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i këngëtares.
“Sipas burimeve që disponoj, këngëtarja Elvana Gjata u largua ditën e djeshme përmes Rinasit, udhëtoi drejt një vendi të BE. Ajo konsiderohet si ‘mollë e sherrit’ e vrasjes në Bllok, por policia nuk po përjashton edhe pistat e tjera. Këngëtarja është larguar jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk dihet nëse vendi i BE ka qenë si vend tranzit. Prokuroria do kërkoi një tjetër dëshmi nga ajo, ndërkohë që po shihen të gjitha pistat”, tha Lala.
Diskutime rreth kësaj post