Një debat i fortë verbal është përshkallëzuar akoma më shumë, duke marrë përmasa të tjera, ndonëse live në emision.
Aktori, Laert Vasili është përplasur verbalisht me sekretarin e Omonias, Marin Suli gjatë një interviste televizive ku po diskutohej për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe çështja e Fredi Belerit.
I ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, sekretari i OMONIA-s, iu drejtua Vasilit me fjalët ‘moj motër ule zëri”. Kaq ka mjaftuar që Vasili të ngrihet dhe t’i hedhë ujë nga shishja e tij Sulit, i cili më pas ka braktisur studion.
DEBATI
Laert Vasili: Po deshe bërtas unë dhe pushojnë të gjithë
Marin Suli: Ça ishte kjo me të bërtitur, moj motër ule zërin, se nuk jemi vlla.
Laert Vasili: Moj motër më thua mua? Unë jam njeri i besës. motra jeni ju që e shisni s*mën në Omonia
Marin Suli: O laro pazari
Pas kësaj situate ka ndërhyrë Zheji, ndërsa ka kaluar në publicitet për të qetësuar situatën.
Për më tepër shihni videon me sherrin.
Diskutime rreth kësaj post