Pasi në media u bë publik skandali i lidhjes së fshehtë mes Teas dhe Beartit, menjëherë nisën të qarkullonin fjalë se edhe Melisa ishte në një marrëdhënie me Andin.
Mirëpo Melisa i hodhi poshtë të gjitha aludimet e ngritura.
“Çfarë të them unë e shkreta. Kjo s’është asgjë se unë kam parë dhe foto të tjera. Unë s’kam qenë as te shtëpia ime, kam qenë te shtëpia e një shoqe. Këtë videon e kam bërë shumë kohë më parë, para se të largohej Andi nga programi. Një ditë ma ka kërkuar Andi kapuçin dhe ja kam falur”, u shpreh Melisa.
Nga ana tjetër Andi i ftuar në emisionin “Roped With Olsi” tha se Melisën e ka shumë shoqe dhe se ka simpati të veçantë për të.
“Melisën e kam shumë shoqe, kam shumë respekt për Melisën. Do t’i thoja suksese në jetë, besoj që ka për të ecur shumë përpara. Kam një simpati të veçantë për Melisën.
Me thënë të drejtën, unë Melisën edhe pasi kam dalë jashtë emisionit e kam takuar dy-tre herë për kafe, më ka ardhur tek kafja ime për respekt. Më duket shumë gocë e mirë, gocë me iniciativa të larta. Ndoshta mund ta kisha njohur pak më tepër, por nuk është se e njoh aq sa për të thënë që … Muhabeti është që nëse do të njohësh një person, ta njohësh tamam, të mos kemi aventura. E kemi kaluar atë pjesë”, u shpreh Andi.
Ndërkohë që të dy ata nuk pranojnë të kenë një lidhje me njëri-tjetrin në rrjet ka nisur të qarkullojë sërish një video, që na bënë të dyshojmë se mes tyre ka realisht diçka më shumë.
Në Instagram është publikuar një video në të cilën Melisa dhe Andi shihen bashkë në një makinë. Videoja nuk është shumë e qartë, mirëpo dallohet se kush është në sediljet e pasme të makinës. Ata të dy shfaqen shumë afër njëri-tjetrit, ndërkohë që nuk dihet me çfarë rasti janë bërë bashkë.
Diskutime rreth kësaj post