Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ditën e sotme parashikohet që të mblidhet një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit mes dy shteteve.
Përveç Thaçit e Vuçiç, në takim do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç. Kujtojmë se një ditë më parë Haradinaj zhvilloi një takim me Mogherinin.
Diskutime rreth kësaj post