Ballkani është i vendosur në zemër të Evropës dhe e ardhmja e tij është në Bashkimin Evropian, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
“Ballkani është në zemër të Evropës dhe meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjatë 2016 Bosnjë dhe Hercegovina aplikoi për anëtarësim ndërsa Serbia hapi kapituj të ri të negociatave.
Sa i takon Kosovës kemi formuar të parin “këshill për asociim”. Në Shqipëri pas shumë muajsh negociata kaloi reforma në drejtësi ndërsa unë kisha nderin të mbaj një fjalim në parlamentin shqiptar.
Puna jonë vazhdon – për të kapërcyer armiqësitë e së kaluarës, dhe për t’iu përgjigjur kërkesave për punë, unitet dhe hapje që vijnë nga të rinjtë e këtij rajoni.” – ka shkruar Mogerini.
Diskutime rreth kësaj post