Moderatorja shqiptare, Jona Spahiu dhe partneri i saj, Frenkli, mirëpritën në jetë djalin e tyre, Raiden. Dhe gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, prezantuesja ka folur për depresionin pas lindjes.
Ajo pranoi se ka përjetuar depresion pas lindjes së djalit, por shprehet se ne si shoqëri ende nuk jemi mësuar t’i trajtojmë këto fenomene.
Jona Spahiu u shpreh se e kaloi atë periudhë, duke inkurajuar femrat që të mos kenë turp ta pranojnë dhe as të kërkojnë ndihmë, duke shtuar se meshkujt nuk janë të informuar mbi këtë temë.
“Po e kam përjetuar, nuk di t’i vë një emër, ndoshta se nuk jemi mësuar t’i pranojmë dhe trajtojmë këto fenomene/ probleme, por qartazi ka qenë një periudhë si gjithë të tjerat edhe për mua. Kaloi, por nëse nuk kalon nuk është turp ta pranosh dhe të kërkosh ndihmë. Djemtë nuk dinë asgjë për këtë”, tregoi prezantuesja.
Diskutime rreth kësaj post