Moderatorja e njohur Fjodora Fjora, ka rrëfyer një histori me djalin e saj, teksa ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi.
Në një intervistë në “KlanTv”, ajo është shprehur se është tronditur kur djali i ka humbur nga sytë në një moment në aeroport.
Pjesë nga biseda:
Megi Latifi: Fjodora të ka ndodhur ndonjëherë në publik që ke dashur, t’ia fusësh ndonjë shpullë, po e ke mbajtur veten?
Fjodora Fjora: “Do ua tregoj se çfarë ka ndodhur. Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3-vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët. Nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë”.
Aldo: Jo! Të iku truri.
Fjodora Fjora: “Ulërimat e mia mund t’i ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa! E mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte!”.
Megi Latifi: Tani s’e meritonte ai t’ia fusje një shpullë.
Fjodora Fjora: “U mjaftova me ta kapur nga rrobat”.
Diskutime rreth kësaj post