Moderatorja e “Top Channel”, Ori Nebiaj është bërë pjesë e debatit për protestat e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në Tiranë, të cilët kërkojnë nga autoritetet dhe bashkia e Tiranës më parë dëmshpërblimin e pronave që parashikohen të preken për zgjerimin e ‘Unazës së Re’, sipas vlerës së tregut.
Ata protestojnë prej 15 ditësh duke bllokuar qarkullimin në ‘Unazën e Re’, ndërsa banorët i janë përgjigjur vazhdimisht në media kryebashkiakut, Erion Veliaj se ata janë qytetarë me të drejta të barabarta dhe jo shpellarë.
Nebija sjell në vëmendje protestat masive në Francë, të cilët janë ngritur kundër rritjes së çmimit të karburantit, e për pasojë 400 prej tyre janë plagosur.
“Mbi 400 të plagosur nga Protestat në Francë dhe mbi 150 pika rrugësh të bllokuara nga protestuesit për vendimin e qeverisë për ‘Taksen e Karbonit’ Sa për të thënë se paskërka dhe Parisi ‘shpellarë’”, ironizon moderatorja kreun e bashkisë.
Diskutime rreth kësaj post