Prej disa javësh në rrjet qarkulloi lajmi se Fjoralba Ponari nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë”, ashtu si edhe Salsano Rrapi. Për moderatoren u aludua se do të zëvendësohej nga Luana Vjollca.
Shkak u bënë disa foto të Vjollcës të postuara në Instagram, ku shfaqej e veshur me një kanotiere ngjyrë portokalli. Fjoralba reagoi në Instagram, duke thënë se nuk është larguar nga spektakli i humorit, por disa ndjekës vazhdonin të kishin dyshime.
Ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, Fjoralba tha:
“Në momentin që filloi të qarkullonte lajmi, unë sapo isha në bashkëbisedim e sipër me asistent regjisorin e ‘Portokallisë’ dhe po më thoshte se të nesërmen kemi në orën 11:00 mbledhje për të diskutuar mbi sezonin e ri dhe në moment vërshojnë lajmet. Filluam të qeshnim së bashku me Salsanon, sepse ne e dimë shumë mirë se cili është stafi, cilat janë angazhimet e gjithësecilit”.-tha ajo.
Ndërkohë, për shkak se Salsano Rrapi nuk ishte i pranishëm në studio, ai u telefonua nga Fjoralba live dhe kur u pyet nëse do të jetë pjesë e “Portokallisë” edhe këtë sezon, ai tha:
“Ku di unë tashi. Më tha nji që do vijë Luana. Më thanë Fjori do prezantojë ‘Big Brother’ (qesh). Mesa di unë, unë jam i sigurt (që do të jetë pjesë e spektaklit), nuk e di për Fjorin”.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post